Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha), 49-vjeç, i cili u vra ditën e djeshme në zonën e Selitës, kishte ardhur bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë. Por ‘detyra’ e tij nuk u çua deri në fund. Ai gjeti vdekjen, brenda lokalit që ndodhet në lagjen e vëllait të tij, në banesën e së cilit la mamanë pak minuta para se të ndodhte krimi i rëndë.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit. Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit. Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Biznesmeni e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, por kjo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte.
Edmond Papa kishte prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur “Blue Sky” në qytetin bregdetar. Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Një tjetër pistë është dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku po hetohet aktiviteti kriminal i tij jashtë vendit (Greqi).