Sot është moderatore e suksesshme, s’do ta besoni punën e parë që ka bërë Alketa Vejsiu

Moderatorja Alketa Vejsiu, është dëshmi e një personi që ka ndjekur ëndrrën e saj dhe se për asnjë çast nuk është ndalur për të arritur qëllimin. Shumë kush mund ta mbajë mend Alketa Vejsiu në fillimet e saj në “Top Albania Radio”, ku drejtoi programet e para muzikore që sollën revolucion në konceptin e muzikës dhe prezantimit në Shqipëri.

Kthesën më të madhe profesionale do e merrte në moshën 17-vjeçare, asokohe kur regjisorja Vera Grabocka, do i besonte prezantimin e spektaklit “12 ëndrrat e një nate vere”, një format i dedikuar ndaj dansit sportiv evropian. Por përpara një karriere të gjatë e të bukur, edhe asaj i është dashur të bëjë disa punë të tjera për të arritur këtu ku është.

Në emisionin e djeshëm “Në kurthin e Piter Pan”, ka qenë e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri. Në diskutim e sipër, Alketa ka treguar se i mban mend fillimet e Anxhelës në performancën e saj të parë në Miss Albania 2001:

“Të mbaj mend”, i tha Alketa këngëtares, sepse edhe ajo vetë kishte qenë aty. Po çfarë bënte?

“Shisja bileta…” – tha duke qeshur Alketa.

Moderatorja shtoi se sapo kishte filluar të ishte asistente e spektakleve, sepse qëllimi ishte i qartë: “Doja të isha afër Vera production”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *