Sot është solstici dimëror, ja çfarë duhet të dini për ditën më të shkurtër të vitit

Sot është solstici dimëror dhe shënon ditën më të shkurtër të vitit, por njëkohësisht edhe hyrja në stinën e dimrit astronomik. Fjala solstic vjen nga latinishtja dhe do të thotë ‘Dielli i Ndalur’. Për shoqërinë e lashtë romake nga 17 -23 dhjetor ishin ditë festash, pasi solstice shënonte Lindjen, gjë që sipas historianëve mund të lexohet edhe si paraprirësja pagane e Krishtlindjes.

Megjithatë të gjitha kulturat e lashta solstici i dimrit përjetohej dhe festohej si një moment  magjik dhe i mbushur me spiritualitet. Në fakt, pas 21 dhjetorit dita fillon të zgjatet në mënyrë progresive . Sot Dielli lindi në orën 07.37 minuta dhe perëndimi shënohet në orën 16.44.

Data e solsticit dimëror nuk është fikse, mund të shënohet edhe në datën 22 apo 23 dhjetor. Ndërkohë që 21 apo 22 dhjetori që në hemisferën tonë shënon nisjen e dimrit, në hemisferën australiane shënohet solstice i verës, pra dita më e gjatë e vitit dhe njëkohësisht hyrja në stinën e verës.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *