Kryeministri, Edi Rama këtë të hënë më 4 korrik feston ditëlindjen, i cili mbush plot 58-vjeç.
Kreu i qeverisë, karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.
Vetëm 6 vite më vonë, në 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 ai mori edhe mandatin e tretë.