Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta feston ditën e sotme ditëlindjen. Ai mbush 54 vjeç.
Meta ka publikuar një foto të veçantë me nënën e tij, teksa ka falënderuar miqtë për urimet që ato i kanë bërë në këtë ditë të veçantë.
“Falënderoj të gjithë miqtë për urimet e përzemërta që më kanë dërguar dhe dëshiroj që ata të kenë vetëm gëzime! Një falënderim të veçantë e kam për nënën time, e cila më dha jetën dhe emrin!”– shkruan Meta.