Kryeministri Edi Rama në Facebook njofton se këtë të martë firmoset marrëveshja për pensionet mes Italisë dhe Shqipërisë.
Rama thekson se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.