Pas një muaji agjërueshëm, besimtarët myslimanë sot do të festojë Bajramin. Kjo ditë është një festë e rëndësishme për myslimanët, ku për rrjedhojë një rëndësi e madhe i kushtohet edhe përgatitjes së ushqimeve në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam.
Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj se çfarë gatimesh duhet të ketë patjetër në tryezë për Fiter Bajram
Dihet tashmë që sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinë e besimtarit mysliman është mishi i qengjit në këtë ditë.
Por zakonisht duhet që një nga pjatat që nuk duhet të mungojë është edhe supa. Kjo mund të jetë një supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.
Sakaq, edhe byreku me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos. Por siç e thamë edhe më sipër duke qenë se mishi nuk duhet të mungojë asnjëherë në tavolinën e kësaj feste, ju mund ta shoqëroni atë të pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.
Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.
Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.
Por duhet të keni parasysh gjithmonë se në tavolinën e Fiter Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.