Mesditën e sotme do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës. Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe seanca në Gjykatën e Apelit lidhur me çështjen e vulës së Partisë Demokratike.
Ende dihet nëse do të këtë shtyrje të gjyqit, pasi afatet për tu regjistruar në KQZ janë drejt fundit dhe kanë mbetur edhe tre ditë.
Tre janë skenarët e sotëm për vendimin e Gjykatës:
1-Të qëndrojë në fuqi vendimi i gjyqtarit Argon Zhukrit (vula i takon grupimit të kreu demokrat Sali Berisha)
2-Vendimi i Zhugrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt (i cili ankimoi vendimin e mësipërm)
3-Kthimi i çështjes në gjykatën e Themelit