Sot kampion, Florian Marku rrëfen periudhën e errët të jetës së tij “Nëna ime ka punuar edhe pastruese në emigracion”

U mbajt sot një ceremoni ku Florian Markut i’u dha  titulli “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”

Boksieri Marku  gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur edhe rrugen e gjatë që ka bërë për të mbërritur deri këtu ku është sot, duke dhënë edhe një mesazh të fortë dhe motivues për të gjithë të gjithë të rinj të reja që kanë ëndrra dhe motive të mos dorzohen dhe të punojnë fort.

Marku gjatë fjalës së tij tha se se ka pasur një jetë jo të lehtë dhe nuk është rritu në një familje të pasur por kjo nuk e ka ndaluar të bëhet ky që është sot, gjithashtu boksieri tha se të çarat që shiko  në ballë janë ndër plagët më të lehta që i është dashur të kalojë në ndjekjen e ëndrrës .

“Familja ime nuk është e pasur, prindërit e mi kanë punë krahu, nëna ime ka punuar edhe pastruese në emigracion, por i kam thënë që sa të kalojnë disa vite t’i ske për të punuar kurrë dhe shyqyr Zotit ajo nuk ka nevojë të punojë më. Njerëzit mendojnë se është fat, por duhet punë e mund”

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *