Kuvendi i Shqipërisë do të mbildhet ditën e sotme. Kjo seancë plenare vjen pas javës së gjelbër, në të cilën deputetët zbresin në terren dhe takohen me qytetarët. Rregullorja i detyron deputetët që javën e katërt të çdo muaji ta kalojnë në zonë, me banorët që përfaqësojnë. 140 deputetët do të diskutojnë për problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime.
– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 129 minuta
– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 60 minuta
– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta
– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 14 minuta
– Partia e Lirisë 5 minuta
– Deputetët jashtë grupeve parlamentare
PSD 5 minuta
Sali Berisha 3 minuta
Edmond Spaho 3 minuta
Flamur Noka 3 minuta
Oerd Bylykbashi 3 minuta
Agron Shehaj 3 minuta
Ludovik Hasani 3 minuta
Petrit Doda 3 minuta
Në rendin e ditës është edhe miratimi i procesvebalit të seancës plenare të datës 25.5.2023 dhe procesverbali i seancës së posaçme të datës 1.6.2023.