Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë, në seancën e sotme plenare që pritet të nisë në orën 10:00.
Gjithashtu grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat pa limit kohor për të diskutuar mbi çështjen e McGonigal. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite kërkesën e tyre. Në kërkesën e grupit të Rithemelimit, vihet re se mungon firma e Sali Berishës, ndërsa ai është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pas situatës në seancën plenare të një jave më parë.
Edhe pse është përjashtuar, Berisha tha se të bëjë ‘betejë në parlament’. Sakaq, në seancën e kaluar, Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e grupimit Berisha për mocion me debat me Ramën për çështjen McGonigal, ndërsa bllokuan për rreth një orë foltoren.