Parlamenti i Shqipërisë do të diskutojë ditën e sotme për krizën energjetike.
Ky diskutim vjen pas një kërkese të 15 deputetëve ku do të ketë një debat publik, lidhur me situatën energjetike në vendin tonë.
Ndërkohë, do të ketë edhe diskutime lidhur me 2 projektligje, atë për “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin”. Gjithashtu do të diskutohet edhe “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike”.
Ndërkohë, do të ketë edhe diskutime jashtë rendit të ditës për 60 minuta.