Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme seancën e sotme parlamentare. Në rendin e ditës është parashikuar që dy deputetë të opozitës, përkatësisht Bujar Leskaj dhe Zef Hila të një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjithashtu, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Xhixho pritet të diskutojë lidhur me çështjen e mbështetjes ekonomike të studentëve. Këta të fundit dërguan një kërkesë që të mbështeten me 100 euro nga qeveria por ajo nuk u plotësua.
Kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancë, pasi ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Londër, aty ku pritet të takohet edhe me homologun britanik.