Sot Kuvend: Pritet kalimi i ligjit për investimet strategjike, opozita vijon aksionin!

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare. Edhe sot pritet tensione dhe trazira, pasi deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të vijojnë me aksionin e tyre.

Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi pritet të kalohet vetëm me votat e mazhorancës siç është vepruar deri tani. Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar.

Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *