Sot mbahet ‘Open Balkan’ në Beograd, mungon Zoran Zaev, ja kush e zëvendëson

Sot dhe nesër, më datë 3 dhe 4 nëntor do të mbahet në Beograd takimi mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat kanë firmosur për iniciativë e ‘Open Balkan’.

Ajo që erdhi e papritur në këtë takim që pritet të mbahet në Beograd, është dorëheqja e Zoran Zaev pasi humbi zgjedhjet. Sipas mediave maqedonase, vendin e tij në këtë takim ballkanas do ta zëvendësojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov.

Në takim pritet që të diskutohet për transformimin digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal. Menjëherë pas takimit, pritet që liderët e tre vendeve të mbajnë një konferencë për shtyp.

Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev më 29 korrik 2020 nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Kjo nismë e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka marrë përkrahjen e BE-së, SHBA-së si dhe Gjermanisë dhe për këtë të fundit ishte kancelarja Merkel e cila në takimet e saj të fundit që pati në vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi se Gjermania do të ishte gjithmonë një përkrahëse e iniciativave që i shtyjnë vendet të ndjekin sa më shumë politikat e BE-së dhe të bashkëpunojnë për ta çuar rajonin përpara.

Kujtojmë se Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina ende nuk i janë bashkuar kësaj iniciative.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *