Deputeti i PD-së, Tritan Shehu iu ka bërë thirrje deputetëve të grupit parlamentar të PD të mos shkojnë në mbledhjen e sotme, kjo e thirrur nga Enkelejd Alibeaj në lidhje me preidentin.
Nëprmjet një postimi në rrjete sociale, Shehu deklaron se Alibeaj në fund të “takimit” të djeshëm, dekonspiroi thelbin e tij kur foli për një “opozite për të arritur 84 votat”.
Sakaq, i bën apel deputetëve të mos bëhen pjesë e asaj që do t’i ndante përfundimisht me elektoratin e tyre demokrat.
“Të nderuar deputete te PD, mos u bëni pjese e qëllimit të mbrapshtë Rama-Alibeaj: Një pseudo e mini opozitë për të arritur PS-ja 84 votat e nevojshme!
Ky ishte konkluzioni i djeshëm i asaj komedie politike të shfaqur tek Kryesia e Kuvendit, e dirigjuar nga “shkopi” i Ballës dhe me një anturazh “korist” në sfond”, shkruan ai.