Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet ditën e sotme në Shkup.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama, bën të ditur se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri–Maqedoni e Veriut.
“MIRËMËNGJES
dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Axhenda e plotë:
E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup
10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake
10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)
12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
14.10 – Foto e përbashkët.