Sot mblidhet Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës

Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mbajnë sot një seancë të përbashkët në 11:00 në Prishtinë. Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm 130 deputete. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti. Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *