Sot mblidhet Kuvendi, ja projektligjet të cilat pritet të miratohen

Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku pritet që të diskutohet mbi shumë projektligje.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00. Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se në këtë seancë do të diskutohen edhe dy projektvendime që lidhet me riorganizimin e pagave në KPK dhe KPA.

Rendi i ditës 

1. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 3.5.2022 dhe 9.5.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores);

2. Raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021;

3. Raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021;

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”;

5. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”;

6. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshimeve në vendimin nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar;

7. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, i ndryshuar”;

8. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve publikë”, i ndryshuar”;

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *