Gara për pozitat e drejtuesve të qarqeve në Policinë e Shtetit mbyllet sot në orën 16:30, me mbi 35 aplikantë që kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme.
Deri tani, disa nga emrat e njohur që kanë aplikuar për postet e 12 drejtuesve të qarqeve përfshijnë:
Ardian Çipa, aktualisht në Gjirokastër
Alfred Elezaj, aktualisht në Lezhë
Tonin Vocaj, aktualisht në Tiranë
Gjovalin Loka, aktualisht në Korçë
Skënder Hitaj, aktualisht në Durrës
Ermal Muça, aktualisht në Vlorë
Lorenc Panganika, aktualisht në Fier
Të dhënat për aplikimet aktuale dhe ato të drejtorive të tjera ende nuk janë konfirmuar. Mungon informata për drejtuesit e qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj, dhe të Beratit, Kastriot Skenderaj, të cilët nuk kanë aplikuar.