“Sot në mbrëmje me Fevziun e vërtetë”, Rama paralajmëron intervistën e pazakontë në “Klanifornia”

Kreun e qeverisë, Edi Rama do ta shohim ndryshe këtë herë, në një tjetër skenë nga çfarë jemi mësuar ta shohim. Këtë të shtunë ai do të jetë i ftuar në spektaklin e humorit “Klanifornia” në Tv Klan.

Ai do të vendoset përballë “Gilbert Fevziut” dhe do t’i përgjigjet pyetjeve pikante të “moderatorit” të “Opinion”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku të inskenohej edhe një pjesë ku ai të pritej nga simpatizantët e dy partive.

Rama është pritur në ambientet e Tv Klan nga “simpatizantët” e dy partive kryesore të luajtur nga aktorët Eglein Laknori, simpatizant i PD-së dhe Delinda Disha, simpatizante e PS-së. “Gilbert Fevziu” (Albano Bogdo) e ka pritur kryeministrin me këngë dhe i ka dhuruar një buqetë me lule.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *