Sot në Wembley, Anglia do të presë kroatët/ Luanët janë favorit, por Kriacia ruan surpriza

Sot pritet një përballje e fortë mes kombëtareve të Anglisë dhe Kroacisë, ndeshje e cila do të luhet në gjigantin sportiv Wembley.

Ndeshja e sotme, nuk luhet më për një biletë për në finalen e Botërorit, por Angli-Kroaci sot do të jetë pa diskutim një “spektakël i garantuar”.

Që nga 2018-a mund të kenë ndryshuar shumë gjëra por sërish “tre luanët” zbresin në fushë si favoritë. Ekipi i Southgate, ka në përbërje disa nga lojtarët më të mirë në qarkullim, një ekip i mbushur me yje.

Nisur nga kjo, në “Euro2020” objektivi i vetëm në tavolinë, është finalja e madhe e Wembley-t, çdo përfundim tjetër mund të konsiderohet pa frikë një dështim.

Gareth Southgate e ka ende të freskët atë eliminim në gjysmëfinale, kur bëhej fjalë për Kroacinë. Trajneri i britanikëve ka vetëm fjalë të ëmbla për rivalët, por kjo është një sfidë ku në fushë zbresin të vetëdijshëm se mund të fitojnë.

“Ata janë një ekip me përvojë, me lojtarë të jashtëzakonshëm, mentalitet të shkëlqyer, frymë të pabesueshme dhe të adaptueshëm nga ana taktike. Për ne është një sfidë e madhe, por jemi të vetëdijshëm se mund ti mposhtim”,- theksoi Southgate.

Kroacia ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dy viteve më parë, lojtarët me peshë, mosha dhe forma e tyre, këtë periudhë bën që trajneri Zlatko Daliç, të mos shoh më larg se faza e grupeve.

“Anglia është një nga favoritet e ‘Euro2020’. Ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm, shumë lojtarë cilësorë, veçanërisht në sulm. Ne do të duhet t’i ndalojmë ata dhe nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht në Wembley.

Qëllimi ynë i parë dhe kryesor është të kalojmë në fazën e grupeve”,- u shpreh trajneri i Kroacisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *