Pas një beteje disa mujore në Kuvend për ngritjen e Komisioneve Hetimore, të hënën do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita: ai për Koncesionet në Shëndetësi.
Pa dhënë shumë shpjegime, opozitarët e Rithemelimit kanë hequr dorë nga hetimi për 2 kontrata të tjera koncesionare, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë. Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në bashkëpronësi të spitalit amerikan dhe biznesmenit Klodian Allajbeu. Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.
Mes 45 deputetëve që nuk votuan ngritjen e komisionit përveç 20 të Rithemelimit ishin edhe deputetët e Bashës ligjvënësit e PDIU, Partisë së Lirisë dhe aleatët e partive të djathtë.Komisioni Hetimor për shëndetësinë përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga Rithemelimi dhe 8 nga maxhoranca, që përbri kryetares opozitare Albana Vokshit, i kanë besuar nënkryetarin ligjvënësit më të ri socialist Plarent Ndrecës. Bashkë me Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi është ngritur edhe ai për sistemin TIMS që do të drejtohet nga Ervin Salianji. Këto dy komisione u ngritën në këmbim të kthimit të punimeve normale të parlamentit, që Rithemelimi e mbante në kaos prej tetorit.
1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar Rithemelimi
11- Ina Zhupa Anëtar Rithemelimi
12- Edmond Spaho Anëtar Rithemelimi
13- Saimir Korreshi Anëtar Rithemelimi
14- Xhelal Mziu Anëtar Rithemelimi
15- Petrit Vasili Anëtar Rithemelimi
1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues Rithemelimi
4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues Rithemelimi