Këngëtarja Albina Klemendi së bashku me familjen e saj do të ngjiten sonte në skenën e ‘Eurovision 2023’, duke performuar këngën ‘Duje’.
Gjatë një interviste televizive, ajo u shpreh se me mbështetjen e shiqptarëve ka bindjen se do shkojë në finale.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizion. Ju falenderojmë për mbështetjen e deri tanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë. Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”– tha Albina.