Sipas MeteoAlb, vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, ku më të dendura reshjet do të paraqiten në veri dhe qendër. Orët vijuese, mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së martës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
/Priza.al/