Sot protesta e pedagogëve, Rama nuk heq dorë: S’ka rritje pagash, jemi në krizë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e sotme kombëtare të thirrur nga pedagogët, ku thekson se nuk do ketë rritje të pagave pa kaluar dimri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama ka shpjeguar se kontrolli i pasurisë që ka paralajmëruar gjatë takimit me rektorët nuk është vetting. Më tej ai shton se gjithçka do të rishikohet kur të vijë radha pas bonusit të pensionistëve në fundvit dhe daljes nga dimri.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”, shkroi Rama.

Sot mbahet protesta e pedagogëve, sindikata thirrje qeverisë: Plotësoni kërkesat


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *