Sot do të zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetëtore. Rreth 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të njohurive të tyre në lëndën e matematikës.
Ndërsa më herët, janë zhvilluar dy provimet e gjuhës së huaj dhe ai i letërsisë, ku problemi i publikimit të tezave u përsërit në të dyja rastet me nisjen e kohës së caktuar për provimin. Provimi nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë për 2 orë e 30 minuta.