Sot shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, Rama: Ju mirëpres në shesh

Sot përkujtohet 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane, ku në kuadër të kësaj dite dhe hapjes së negociatave me BE-në në sheshin ‘Skëndërbej’ do të mbahet edhe një koncert në orën 19:00.

Lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndësishme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, ku përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar këtë 100-vjetor.

“Mirëmëngjes dhe sot në ditën e fiks 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”, shkruan ai.

Historiku i marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane:

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 28 korrik 1922.

Marrëdhëniet midis vendeve tona fillojnë me vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Uillson, i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Tashmë dy vendet janë vende aleate në NATO. Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s, që i shërben zhvillimit demokratik dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe rritjes së sigurisë dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Niveli i marrëdhënieve dypalëshe vlerësohet i shkëlqyer. Këto marrëdhënie kanë hyrë në fazën e partneritetit. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah ShBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Mbështetja që Qeveria amerikane i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë nëpërmjet agjencive të saj për ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave të tregut të lirë, ka nevojë të shoqërohet tashmë me investime të drejtpërdrejta amerikane veçanërisht në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë tonë. Realizimi i këtij synimi zë një vend të dorës së parë në marrëdhëniet me SHBA. Për realizimin e këtij objektivi, për përmirësimin e klimës së biznesit dhe legjislacionit, Qeveria ka ndërmarrë, në një kuadër më të gjerë, një sërë iniciativash ligjore, të cilat kanë thjeshtuar procedurat për fillimin e një biznesi, etj.

Aktualisht janë rreth 157 biznese amerikane, apo me kapital të përbashkët shqiptaro-amerikan me aktivitet kryesor në fushën e tregtisë, industrisë e bujqësisë të përqendruara kryesisht në Tiranë, Durrës, Vlorë (sipas QKR). Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë apo institucionet amerikane mund të përmendim: USAID,  Fondi Shqiptaro-Amerikan për Ndërmarrjet, Dhoma Amerikane e Tregtisë, etj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *