Moti këtë të martë pritet të jetë i ngrohtë dhe nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Në orët e para të mëngjesit pritet të ketë prezenca të mjegullës, kryesisht në relievet malore.
Temperaturat do të luhaten në vlerat 25-27°C.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.