Kjo e shtunë shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.
Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plagë të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij. Qindra të plagosur la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht në Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë.
Shembje pallatesh, shtëpish, shkollash e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve që të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.