Sot u nda nga jeta, kush ishte Hueyda El Sayed, vajza e ëmbël me kaçurrela! Djali i saj trashëgon emrin e gjyshit Hysen

Një vajzë që e deshi Shqipërinë si të ishte “puro” shqiptare, aq sa emrin e mesit të djalit të saj të vetëm, ia ka vënë Hysen. Si emri i gjyshit të saj. Djali i saj ka tre emra, Gabriel, Hysen dhe Frederik, dhe mbiemrin Tamizie si babai i tij.

Sot, në mënyrë të papritur për të gjithë, u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare Huejda El Sayed, vajza me kaçurrelat e bukura, me një buzëqeshje që kurrë nuk i përfundonte, vajza fjalëpak, e ëmbla vajzë që në Tiranën e zhurmshme i provoi të gjitha, që nga gazetarja, balerina, prezantuesja, piktorja…. Në çdo stacion që ndaloi në rrugëtimin e saj kaq të shkurtër në jetë, dhuroi aq shumë mirësi e dashuri, sa mëngjesin e sotëm, me largimin e saj nga kjo botë, trishtoi të madh e të vogël.

Balerina dhe ish-moderatorja mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot. Disa njerëz vijnë në këtë botë për të na falur gjithçka nga bukuria e shpirtit të tyre, dhe ikja e parakohshme nga kjo jetë, i trishton të gjithë. Ky është rasti i Hueydas.

Ligjërisht një familje', Hueyda El Saied ka një lajm të mrekullueshëm për të gjithë

Hueyda El Sayed i befasoi të gjithë kur preu flokët e saj kaçurrela që e karakterizonin, në muajin shkurt të këtij viti. Madje ish-moderatorja u përball me kritika nga ndjekësit, të cilët i kërkonin të rriste sërish kaçurrelat e saj.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se nëse do të kishte një shkop magjik dhedo të kishte mundësinë të ndryshonte jetën apo pamjen fizike, s’do e fillonte nga flokët.

Dhe duket se ky ndryshim në look lidhej pikërisht me sëmundjen e rëndë që vuante

Hueyda El Said dhe nëna saj
Hueyda El Said dhe nëna saj

Po kush ishte Hueyda?

Shumë e shihnin në ekran, me intervista, dhe janë kuriozuar me vajzën që në treçerekun e vet është nga Sudani, siç ka rrëfyer gjithmonë në komunikimin publik. Stërgjyshi i saj ka qenë peshkatar dhe në ardhjen e tij në Durrës, ka njohur një turkeshë të bukur që kishte një djalë. Bashkë bënë 14 fëmijë të tjerë. Një prej tyre ishte gjyshja e Hueydës që ka qenë këngëtare. Kur këndonte, një shkodran, që është gjyshi i saj e pa dhe u dashurua menjëherë. Gjyshi i Hueydës e kishte emrin Hysen, dhe Hyeida, emrin e tij e përjetësoi tek djali i saj i vetëm. Gjyshërit e Hueydës bënë dy vajza, dhe mami i saj, në vitet ’70 njeh një djalë që vinte nga Sudani për të studiuar në Shqipëri në fakultetin e Gjeologjisë.

Fëmijëria e saj kalon në persekutimet e regjimit komunist, kur i ati, pasi mbaroi studimet, duhet të nisej në Tripoli e Hueyda ishte vetëm tre vjeç. Por autoritetet nuk e lejojnë vajzën dhe të ëmën me pretendimin se ishin shtetase shqiptare. Udhëton vetëm i ati që vajzën e vogël nuk e pa më kurrë, derisa u bë 16 vjeç e kur muret e regjimit komunist ranë.

“Kam qenë në vitin e katërt kur babai erdhi në shkollë. E shoh kur vjen dhe nuk dija si ti flisja. Ai kthehet dhe më thotë “Hueyda, jam babai”. Ka qenë një nga takimet më emocionuese, pasi atij i njihja vetëm zërin” ka rrëfyer Hyeida këtë histori në shkurt 2017, në emisionin “Xing me Ermalin”.

Karriera

Publiku shqiptar u njoh për herë të parë me bukuroshen plot kaçurrela në vitet 1992-1993, në spektaklin “12 vallëzime pa një të shtunë”, 30 vite më parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Aq e bukur dhe elegante, si një flutur në skenë e mes emocionesh të forta, fitoi çmimin e parë së bashku me balerinin Ilir Avdyli.

Në skenën moderne për atë kohë, spikati freskia, origjinaliteti, eleganca, dashuria dhe buzëqeshja e vajzës me kaçurrela. Publiku e dashuroi menjëherë, ndaj, asnjë producent nuk e ndau më nga ekrani. Hueyda, i jepte hijeshi çdo spektakli, e bukuri dhe origjinalitet çdo interviste.

Punoi si balerinë, u miqësua aq shumë me gazetarët sa e ushtroi edhe vetë për pak kohë këtë profesion me mikrofonin në dorë. Nuk la kurrë mënjanë ëndrrën e vet për Pikturën, por vrapoi të kapte kohën edhe me jetën, duke u martuar me francezin Michael Tamisier, me të cilin lindi edhe djalin e saj Gabriel Hysen Frederik Tamisier, kur jetonin bashkë në Luksemburg.

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied - Gazeta Express

Hyeida, edhe pse jetonte jashtë vendit, nuk e harroi asnjëherë Shqipërinë. Vinte gjithmonë në Tiranën e zhurmshme, dhe gjente kohë për miqtë e saj të shumtë, që ia mbushnin plot ditët dhe netët. Ndoshta ndër të fundit herë që doli në program televiziv ishte kur së bashku me Gabrielin dhe bashkëjetuesin e saj të ri, i bënë një surprizë gjyshes së saj 84 vjeçare, për ditëlindje, duke e çuar në Shkodër, aty, në skenat e qytetit, gjyshja kishte kënduar për vite e vite me radhë jaret shkodrane.

Por të gjithë e njohim si vajzën e showbizit shqiptar, por askush nuk e dinte më parë se profesioni i Hyeidës ishte Juriste. Këtë e ka treguar për revistën “Who”, ku gazetarit Eraldo Rexho i ka rrëfyer se është juriste, pavarësisht se e njihnin për prezantuese, balerinë apo piktore. “Studimet e larta i kam kryer për drejtësi në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Kam bërë dy mastera, një për “marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe tjetrin “për të drejtat e njeriut” në Universitetin e Romës, në Itali”, rrëfen Hyeda për kualifikimin e vet në atë intervistë.

Në dhjetor 2020, Hyeda martohet me Thierry, dhe tregoi se kishin katër vite të dashuruar, që në vitin 2016. Ishte duke shijuar lumturinë e një familjeje. Me Thierryn dhe Gabrielin e saj, jeta dukej se kishte marrë konturet e veta, dhe tashmë priste veç ta shijonte.

E kur ajo vetë mendoi se tani ishte realizuar, dhe gjithçka shkoi në perfeksion, u shfaq sëmundja e rëndë, pa e lënë vajzën e vogël me Kaçurrelat me rrica të shijonte jetën e mbetur me djalin e bashkëshortin e ri. Mëngjesi i sotëm ishte i trishtë, kur të gjithë mësuan se Hueyda, mbylli sytë përgjithmonë.

Hueyda El Saied: Why do not I post more photos of the boy - Instagramming

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *