Sot do të jepet vendimi për Erion Veliajn. Pas dy seancave të shtyra vendimi do të jepet në 10:00. SPAK kërkon burg.
Kryetari i bashkisë Tiranë kërkon masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore, ndërsa sot shprehet gjyqtari Engert Pëllumbi pas dy shtyerjeve si pasojë e provave të reja.
Lirinë kërkon edhe biznesmeni Elman Abule, në qeli për pastrim parash. Ndërkohë, 3 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha kërkojnë heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje.