Sot votojnë nën masa të rrepta sigurie 2791 të burgosur, ja kategoritë që i’u ndalohet votimi

Sot në të gjithë vendin qytetarët po drejtohen në qendrat e votimit, për të vendosur për qeverinë e ardhshme. Të drejtën për të votuar e kanë edhe të dënuarit me heqje lirie. 20 qendra votimi janë hapur këtë mëngjes në burgjet e vendit, ku të drejtën për të ushtruar vullnetin e tyre 2971 të burgosur dhe të paraburgosur. Ndërsa mes tyre janë 88 gra.

Të burgosurit do të zgjedhin kandidatët e qarkut ku po vuajnë dënimin, pa marrë parasysh se nga vijnë. Në çdo burg është ngritur një qendër votimi, e cila do të administrohet nga komisionerë të jashtëm, ndërsa votat do të numërohen jashtë.

Në bazë të të dhënave, rreth 2400 të burgosur nuk do të ushtrojnë dot të drejtën e votës. Kjo pasi disa prej tyre janë të dënuar për vepra të rënda penale, dhe ligji i dekriminalizimit iu heq të drejtën të zgjedhin. Të tjerë nuk kanë karta identiteti, ndërsa disa nuk kanë shprehur dëshirë që të japin verdiktin e tyre.

Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *