Southgate në ‘dëshpërim’, një tjetër mesfushor do të mungojë ndaj Shqipërisë

Anglia humb edhe një tjetër titullar para ndeshjes me Shqipërinë. Mesfushori Declan Rice është larguar nga grumbullimi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Në komunikatën zyrtare për shtyp nuk bëhet e ditur ekzaktësisht se çfarë ka mesfushori i West Ham. Southgate ka humbur 2 titullarë në rreshtimin e tij në mesfushë, pasi më parë ishte konfirmuar edhe mungesa e Mason Mount.

Tashmë i vetmi titullar i paprekshëm është Philiphs, ndërsa largimet e fundit mund të hapin një vend për Jordan Henderson.

Rikujtojmë se trajneri i Anglisë nuk ka në dispozicion edhe dy titullarë të tjerë, Luke Shaw dhe Ward Prowse. Por pavarësisht këtyre mungesa, Anglia është më favorite për të fituar duelin me Shqipërinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *