Sozia e Brad Pitt thotë që ngjashmëria me aktorin hollivudian ia ka bërë jetën sentimentale jo të këndshme

Brad Pitt sapo ka gjetur sozinë e tij. Ai quhet Nathan Meads dhe ngjashmëria mes tyre është goxha e frikshme. 35-vjeçari është shprehur se shumë njerëz mendojnë që ka lidhje gjaku me aktorin për shkak të pamjes fizike që ata kanë me njëri-tjetrin.

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme“.

Krahas benefiteve, ka dhe një anë jo të këndshme për Nathan për sa i përket jetës sentimentale.

“Ka shumë gra që e kalojnë ditën duke më shkruar ose duke më telefonuar me video në Instagram sepse nuk besojnë se mund të ekzistoj vërtet. Disa besojnë se po mashtroj dhe se llogaria është e rreme.“, tha ai.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *