Deputeti Edmond Spaho nga Kuvendi ka kërkuar që kryeparlamentarja Lindita Nikolla që kjo e fundit mos të mos lënë në fund deputetët e opozitës, por të bëjë alternim mes diskutantëve.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama ku ka ironizuar me përgjigjen, duke i shprehur se ëmbëlsirat lihen për në fund.
Pjesë nga diskutimi:
Spaho: Na keni caktuar padrejtësisht që jemi të pavarur, unë në deklaratën time sipas rregullores nuk e quaj veten të pavarur, pse jemi në fund të listës, sikur të ishim armiq? Pse nuk i alternoni?
Rama: Ëmbëlsira lihet për në fund.
Spaho: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju! Duam t’ju dëgjojmë vazhdimisht. Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.