Policia e Vlorës ka vënë në pranga një prej të kërkuarve në kuadër të operacionit “FIVE”. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.T.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë së SPAK i ka caktuar 35 vjeçarit masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sakaq, operacioni ka goditur 5 grupe të strukturave kriminale, këto të sinkronizuara me njëra-tjetrën, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve. SPAK ka arritur që gjatë hetimit 3-vjeçar të evidentontojë 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Përrenjas, gjatë periudhës Mars 2019-Nëntor 2020.