SPAK arreston policin në Kukës/ Liroi një person me arrest shtëpie kundrejt pagesës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka lënë në burg punonjësin e policisë, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i cili u arrestua dy ditë më parë, pasi i kërkoi një të dënuari me ‘arrest shtëpie’ para në këmbim të lirisë së tij për të dalë nga banesa.

Një punonjës i policisë së Kukësit, është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion.

Sipas SPAK, shtetasi Shkëlqim Çika me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasit Admir Spahia,, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Rasti i mitmarrjes dyshohet se ka ndodhur në datën 13 janar të këtij viti, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *