Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe vendosi që të arrestonte Ilir Beqajn për abuzim me fondet e BE-së. Hetimin ndryshe nga dosja e Sterilizimit, e mori në dorë vetë Altin Dumani, drejtuesi i SPAK-ut. Në mëngjes ish-deputeti socialist u arrestua. Pasdite SPAK-u solli reagimin e parë për mediat me akuzat.
Prokuroria sqaronte se Beqja ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian të cilat përmes organizimeve dhe eventeve të ndryshme i kalonte tek restoranti i tij “Gzona” tek Kalaja e Tiranës me fatura sa fiktive dhe sa të fryra.
Në një nga rastet, SPAK thotë se për organizimin e një konference për turizmin janë prerë dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj me fondet e Bashkimit Europian dhe një nga Ministria e Kulturës me fondet e taksapaguesve shqiptarë.