Ish- kryeministri, Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku dhe është pyetur nëse i frikësohet drejtësisë.
Kujtojmë se Berisha e ka konsideruar SPAK si vegël të partisë.
Në lidhje me këtë të fundit ai tha se se ai dhe çdo person pranë tij, janë të gatshëm të përballen me ligjin.
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Cilido pranë meje që ka shkelur ligjet, të përballet me ligjet. Nuk ekziston parashkrim për mua. Zero parashkrim
Ylli Rakipi: Kur ju thoni drejtësi me regji, do të thotë që ju mund të dënoheni. E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg?
Sali Berisha: E ka thënë Rama vetë atë, unë e shtyva të bëjë ai këto deklarata?
Andi Bushati: Ju thoni SPAK vegël e partisë. Por thoni, jam i hapur të hetoni. Si mundet? Mua më ka hetuar SPAK dhe e kam parë që është vegël e partisë. Unë një vegle të partisë nuk i besoj.
Sali Berisha: Që unë të them jo do të thotë të përfytyroj një shoqëri pa shtet.
Andi Bushati: Nuk shkon që SPAK të zbatojë direktivat e partisë dhe ju do e pranoni çështjen si normale…
Sali Berisha: Nëse hap çdo çështje, unë do të shkoj dhe do të them gjithçka.