Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim deputetin Plarent Ndreca dhe 16 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për shpërdorim të detyrës gjatë procedurave të prokurimit të vitit 2019. Hetimet kanë zbuluar se ata manipuluan tenderët për rikonstruksionin e disa komisariateve policore, duke favorizuar një kompani të caktuar dhe shkaktuar dëme financiare për shtetin, që arrijnë në 34 milionë lekë.
Dosja përfshin dy procedura prokurimi të llojit “Konkurs Projektimi” dhe “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Zyrtarët akuzohen për abuzim me fondet dhe shkelje të ligjit për prokurimet publike, duke ndikuar në fitimin e tenderit nga një kompani që nuk plotësonte kriteret