Shoqërimi apo arrestimi i Fredi Belerit, për të cilin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e SPAK, është pasqyruar menjëherë në mediat greke, të cilat e konsiderojnë këtë një akt të nxitur nga Edi Rama.
Në një shkrim të orëve të para të mëngjesit të sotëm, Protothema shkruan se Presidenti i Omonias në Himarë u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë .
Oficerët e policisë në Shqipëri arrestuan kandidatin për kryetar të Bashkisë Himarë mbrëmjen e vonë të së enjtes. Sipas himara.gr, rojet e sigurisë së Edi Ramës arrestuan Fredi Belerin “pa arsye” duke përdorur metoda që i referohen një parashteti.
Në një video të postuar nga faqja e internetit, presidenti i Omonias në Himarë ishte duke folur në rrugën kryesore jashtë një restoranti me kolegët e tij, kur oficerët e policisë shfaqen dhe e vënë në pranga. Më pas arrestojnë dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij dhe i vendosin në makinën e policisë.
Beleri u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë.
Mediat shqiptare raportuan se kandidati për kryebashkiak i Himarës u arrestua me akuzën e blerjes së votës.
Më herët partia minoritare KEAD kishte lëshuar një deklaratë kundër kryeministrit shqiptar për polarizimin e klimës në Heimarë.