Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua ditën e sotme 6 korriku nga policia në kuadër të një operacioni kundër korrupsionit të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).
Por më 31 dhjetor të vitit 2019, Kryebashkiaku i qytetit Fatos Tushe u sulmua me granatë në ambientet e bashkisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 brenda në zyrën e tij. Nga shpërthimi i fuqishëm mbeti i plagosur vetë kryebashkiaku si dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.
Sulmi me granatë dyshohet se ka si autor ish-shoferin e Bashkisë Gëzim Saraçin. Dëshmitarët i pohuan policisë se ai, pasi hodhi granatën, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia dyshon ses shkaku i këtij akti, është një konflikt të hershëm mes Saraçit dhe Tushes, është një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit Saraçi. Në 2017, Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës, ndërsa objekt hetimi ishte edhe mënyra se si Saraci ështe paguar gjatë kohës që nuk ushtronte detyrën e shoferit te Fatos Tushes.
Sipas informacioneve të asokohe, granata ofensive shpërtheu poshtë një tavoline, e cila ndodhej në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe. Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Më rëndë nga ngjarja mbeti e plagosur sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq.
Si pasojë e plagëve të marra kryebashkiaku dhe sekretarja u nisën me urgjencë në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Fatos Tushe mësohet se kishte marrë shantazhe në mënyrë të vazhdueshme nga ish-shoferi i tij, por nuk kishte bërë asnjë kallëzim penal në polici.
/Priza.al/