SPAK e prangosi/ Publikohen pamjet nga arrestimi i Fredi Beleri

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, është arrestuar nga policia pak pas mesnate në një lokal në Himarë.

Momenti i arrestimit është kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit. Beleri është arrestuar si i dyshuar për shit-blreje votash.

Pas ndalimit, ai është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale.

Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Lidhur me ndalimin, kreu i PBDNJ Vangjel Dule akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, u shpreh se Bejleri u rrëmbye nga forcat policore me urdhër të Ramës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *