SPAK ka firmosur 20 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Deri në këtë fazë janë ekzekutuar nga policia 7 prej tyre, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 8 hetohen në gjendje të lirë.
Në pranga ka përfunduar drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë ish administrator i bashkisë së Fierit si dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Fierit.
Mbas arrestimit, Mucaj është marrë në pyetje nga komisioni hetimor, por ai ka refuzuar të japë përgjigje.
Ish anëtari është justifikuar me faktin se për këtë çështje është marrë në pyetje më herët nga SPAK dhe se përgjigjen e tij e ka dhënë aty.