Gazetari investigativ, Artan Hoxha i është përgjigjur deklaratës së Prokurorisë Speciale, e cila sot përgënjeshtroi lajmin që ai dha dje në emisionin “Opinion” për një dëshmi të Nuredin Dumanit.
Ku sipas Hoxhës kishte dëshmuar se Ilir Meta kishte porositur vrasjen e Aleksandër Nokës.
Mirëpo, referuar njoftimit zyrtar të SPAK thuhet se “shtetasi nën hetim Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.” Hoxha ka qenë live në “Abc News” kur është njohur me deklaratën dhe menjëherë është përgjigjur.
“Nëse unë do t’i nxjerrë çfarë ka thënë ai, atëherë cili nga ata do të mbajë përgjegjësi nga ka rrjedhur ai informacion. Po po të nxjerr dëshminë unë, çfarë do thonë?! Shiko si reagojnë kur përmendet emri i një politikani, po pse nuk veprojnë për qytetarët?!”, vijoi Artan Hoxha.
Pjesë nga deklarata e gazetarit, si përgjigje për SPAK:
Unë e kam thënë dhe mbrëmë që Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, dhe persona të tjerë kanë dhënë shumë deklarime. Vetëm në kuadër të atij procedimi janë bashkuar 18 procedime të tjera. SPAK duhet të ishte shumë i kujdesshëm dhe të mos kishte rrjedhje informacione.
Ata kanë dhënë deklarata dhe mbi deklarimet e tyre duhet të bëhen hetime të hollësishme. Uën kam thënë nuk e besoj këtë gjë, por ai e ka thënë këtë. Është e regjistruar me audio. Ai është i besueshëm për ngjarjet që ka qenë vetë, jo për ato që ka dëgjuar.
Nëse unë do t’i nxjerrë çfarë ka thënë ai, atëherë cili nga ata do të mbajë përgjegjësi nga ka rrjedhur ai informacion. Po po të nxjerr dëshminë unë, çfarë do thonë?! Shiko si reagojnë kur përmendet emri i një politikani, po pse nuk veprojnë për qytetarët?!