SPAK ka sekuestruar 22 pasuri të deputetit të PD-së Kasëm Mahmutaj dhe dy vëllezërve të tij, familjarëve dhe personave të bashkëlidhur pasi nuk kishin ardhur nga burime të ligjshme financiare.
Sakaq, gazetarja Klodiana Lala njofton se të gjitha pasuritë e konfiskuara do kalojnë në pronësi të shtetit shqiptar.
Sipas, Lalës pasuria e deputetit të PD-së duhet t’i nënshtrohej hetimit pasuror nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas të sekuestrohej.
“Familjarët dhe vetë ai kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës së Apelit për t’i çliruar këto pasuri. OFL iu kërkoi personave të dyshuar, të dënuar, apo ish-të dënuar të deklarojnë burimet e pasurisë së tyre. Formulari është plotësuar dhe nga vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj.
Janë sekuestruar rreth 22 pasuri, disa prej tyre janë në emër të familjarëve apo personave të bashkëlidhur. Subjekt i ligjit OFL u bë rrjedhimisht pas të vëllait dhe deputeti i PD Kasëm Mahmutaj. Avokatët kanë deklaruar se këtë çështje do ta çojnë në Apel. Ishte OFL që në një farë mënyre bëri që gjithë pasuria e deputetit të PD t’i nënshtrohej hetimit pasuror nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas të sekuestrohej”, raportoi ajo.