GJKKO ka vendosur sot konfiskimin dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive në zotërim të Arian Plaku, me banim në Durrës. Është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 200 m², ndodhur në lagjen nr.1, rruga “Taulantia” si dhe një automjet i markës Chrysler, modeli Sebring.
Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
Arian Plaku është një personazh i njohur për policinë, i arrestuar më herët për prodhim dhe shitje droge, i dënuar për të njëjtën vepër penale. Arian Plaku gjatë vitit 2020 ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Ai është arrestuar në vitin 2014 bashkë me tre persona të tjerë, të cilët tentuan të trafikojnë lëndë narkotike heroinë në drejtim të Kroacisë.