Nga konflikti me Konstandin Grillon tek abuzimi i tenderit, kush është Thoma Gëllçi?

Në emër të “transmetimeve sa më cilësore” në televizion duket se Thoma Gëllçi ka vjedhur hapur miliona shqiptarë, të cilët cilësinë në RTSH nuk e kanë parë asnjëherë. Kjo pasi me sa duket paratë publike të mbledhura nga taksat e qytetarëve, nuk janë përdorur për përmirësimin e shërbimit, por kanë përfunduar diku tjetër.

Kush është Thoma Gëllçi?

Ai ka studiuar gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1980-1984. Thoma Gëllçi ka punuar fillimisht si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”

Nga viti 1985 deri më 1992, ai punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën ‘Zëri i Popullit’, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe, pas vitit 1991, i Partisë Socialiste.

Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë. Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.

Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin Leka.

Abuzimi me tenderin dhe akuzat e SPAK

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili është akuzuar për korrupsion  dhe abuzim me tenderin për blerje pajisjesh për kanalin ‘RTSH Agro’, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH) dhe zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

Gëllçi dhe tre punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat, duke i kundërshtuar ato, dhe ish-drejtori ka deklarur se do të rikandidonte për pozicionin e drejtorit!

Thoma Gëllci dhe konflikti me Konstandin Grillon

Me datë 26 qershor 2021 i njderi Konstandin Grillo ka paditur në polici ish-Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së. Komentatori dhe menaxheri i njohur i futbollit akuzoi asokohe Thoma Gëllçin se qëndron pas një telefonate kërcënuese që Grillo kishte marrë nga një person.

Fill pas kësaj ngjarjeje, Grillo i është drejtuar komisariatit, ku në padi deklaroi se telefonata zgjati rreth 3 minuta dhe personi që e telefonoi i kërkoi të mos merrej më në rrjetet sociale me postime për Thoma Gëllçin.

Me ish-drejtorin e RTSH-së,  komentatori Grillo ka pasur një përplasje të vjetër që nga viti 2018 pasi u largua nga puna. Ndërkohë në reagimin e tij, Thomai i hodhi poshtë këto akuza të ngritura nga Grillo.

REAGIMI I THOMA GËLLÇIT:

Prej këtu ku jam në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lexova në gazetat dhe portalet shqiptare online se unë paskam kërcënuar me jetë Kosta Grillon dhe ky i fundit ka bërë kallëzim në polici.

U them shokëve dhe miqve dhe kujdo tjetri, se as kam ndonjë lidhje me Kosta Grillon, as me ndonjë “kërcënim” ndaj tij. As kam lexuar ndonjë shkrim të Kosta Grillos ndaj meje dhe as e di se me se merret ky person në jetën e vet. Për problemet që ai mund të ketë , qoftë për mbrojtjen e jetës, apo qoftë për kërkesën e tij për azil, unë as e ndihmoj dhe as e dëmtoj dot. Kostës i uroj shëndet dhe u faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *