Gazetari, Poli Hoxha ka reaguar në lidhje me urdhrin e SPAK për dënimin me 5 vite burg ndaj gazetarëve, duke i ndaluar kështu nxjerrjen e informacioneve për dëshminë e Nuredin Dumanit.
Hoxha tha se SPAK filimisht duhet të nisë hetim për rrjedhjen e dokumenteve dhe informacioneve në lidhje me çështjen e Nuredin Dumanit. Sipas tij rrjedhja e informacioneve të SPAK-ut ka kohë që ka filluar, pra nuk është vetëm rasti i Dumanit.
“Detyra e SPAK-ut është të ruajë hetimin dhe garancinë e hetimit, pasi me rrjedhjen e informacioneve prishen hetimet dhe provat. SPAK-u ka nxjerrë një urdhër së fundmi drejtuar mediave për ruajtjen e sekretit, “ndalimin e publikimit të akteve dhe përmbajtjes së tyre”, tha ai.